Foto/ Modelja ruse zhduket pas një nate në klub në Beograd, trupi i saj gjendet në valixhe; arrestohet një shtetas turk

Një valixhe e hedhur në kanalin Vizelj u zbulua se mbante trupin e një modeleje ruse, e cila rezultonte e zhdukur gjatë pushimeve të saj në Beograd. Ngjarja ka shkaktuar tronditje në opinionin publik serb.

Të lidhura

None found

Viktima është Lyudmila Turkova, një 28-vjeçare nga Shën Petersburgu. Për gjashtë ditë nuk kishte pasur asnjë kontakt me të, pasi ajo kishte dalë për të takuar disa miq në një klub nate në kryeqytetin e Serbisë.

Valixhja e dyshimtë në ujë u vu re nga banorët e zonës, të cilët lajmëruan policinë. Gjatë kërkimeve, forcat e rendit përdorën edhe një qen kërkimi, që ndihmoi në lokalizimin e mbetjeve.

Ende nuk është bërë e ditur nga policia serbe se në çfarë mënyre është vrarë 28-vjeçarja. Trupi është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do të përcaktohet shkaku i vdekjes.

Në lidhje me ngjarjen është arrestuar shtetasi turk me inicialet K.E. Ai u kap në aeroportin Nikola Tesla të Beogradit, ndërsa dyshohet se po tentonte të largohej nga vendi.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, i ndaluari është një shtetas turk i lindur në vitin 2001 dhe dyshohet për vrasjen e modeles. Hetuesit besojnë se krimi është kryer në orët e para të 26 korrikut, brenda një apartamenti të marrë me qira në zonën Borça të Beogradit.

Turkova kishte mbërritur në Serbi për të kaluar një pushim dyjavor. Familjarët dhanë alarmin pas zhdukjes së saj më 25 korrik, pasi mesazhi i fundit prej saj ishte dërguar rreth orës 23:00 dhe, që nga ai moment, ajo nuk kishte dhënë më asnjë shenjë jete.


Shtuar 1.08.2026 09:39

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetMadridbetMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetcratosroyalbetbetgarantiultrabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetHoliganbetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort