Gundogan drejt largimit nga Manchester City

Tashmë nuk është me sekret që Ilkay Gundogan mund të largohet nga Manchester City, sidomos pas  triumfit të fundit në Champions.

Kontrata e tij skadon më 30 qershor dhe për momentin nuk ka asnjë lajm për rinovimin e tij dhe sirenat duket se po bien. Barcelona po kërkon përforcime dhe, duke pasur parasysh kufizimet financiare me të cilat është detyruar të përballet prej disa kohësh, afrimi i një futbollisti të këtij kalibri do isht me të vertetë diçka e mirë.

Javët e ardhshme do të na tregojnë nëse, siç kanë filluar të thonë gjithnjë e më shumë, pas fitores së Champions League lamtumira e Gundoganit me Man Cityn dhe Guardiolën do të pasojë me destinacion Katalonjën.


Shtuar 11.06.2023 22:38