Nuk do ta besoni se çfarë bën Gundogan në kohën e lirë (FOTO LAJM)

Pep Guardiola njihet si një trajner perfeksionist dhe i përpiktë në përgatitjen e skuadrës së të tij për ndeshje, art që duket se e ka mësuar edhe lojtari i tij, Ilkay Gundogan.

Lojtari gjerman i Manchester City-t ka postuar një imazh në Twitter ku shihet duke studiuar ndeshjen mes Barcelona-Real Madrid në televizion, e vlefshme për gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës, si dhe një tjetër lojë në tablet.

Të gjitha me ndihmën e kompjuterit duke shkruar: “ Përgatitjet nuk ndalojnë kurrë.. Vetëm një mbrëmje normale futbolli në shtëpi ”./ h.ll/albeu.com


Shtuar 13.01.2022 14:29