Pep Guardiola ka hedhur poshtë zërat që e lidhin me drejtimin e kombëtares së Italisë, duke bërë të ditur se pas largimit nga Manchester City nuk parashikon një kthim të afërt në profesionin e trajnerit.
Të lidhura
None found
Tekniku spanjoll, pas afro dy dekadash në krye të skuadrave, beson se i duhet një shkëputje nga futbolli për t’iu kushtuar anëve të tjera të jetës së tij.
“Nuk ndiej se më mungon diçka nga ana mendore”, u shpreh Guardiola, sipas deklaratave të publikuara nga IlNapolista.
“Nisa të stërvit në moshën 37-vjeçare dhe e gjithë jeta ime ka qenë e lidhur me futbollin. Tani dua të njoh jetën dhe të jem i lumtur duke bërë gjëra që nuk lidhen me futbollin”.
“E dua profesionin tim, por arrin një çast kur e kupton se të duhet pushim. Ndoshta një ditë do të zgjohem dhe do të them: ‘Në rregull, dua të rikthehem si trajner.’ Duhet të ndiej mungesën e kësaj pune dhe, për momentin, nuk e ndiej”.
Sipas Guardiolës, prioriteti i tij në këtë periudhë është të qëndrojë më pranë familjes, në veçanti fëmijëve dhe babait të tij 95-vjeçar.
“Po mundohem të kuptoj se si do të jetë jeta ime tani”, vijoi ai. “Vendosa të ndalem sepse dua të kujdesem më mirë për veten. Dua të kaloj më shumë kohë me fëmijët e mi dhe me babain tim, i cili është 95 vjeç dhe ende është këtu”.
“Tani jam 56 vjeç, nuk jam më i ri dhe këndvështrimi ndryshon. Ende jam duke iu përshtatur këtij kapitulli të ri, por gjithçka po shkon mirë”.
Këto deklarata duket se e largojnë Guardiolën nga mundësia për të marrë postin e trajnerit të kombëtares italiane në të ardhmen e afërt.
