Guardiola në formë të shkëlqyer shijon pushimet me bashkëshorten

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, është duke kaluar pushimet së bashku me bashkëshorten dhe familjen në Barbados.

Guadiola në këto pushime është parë në një formë të jashtëzakonshme, i shoqëruar nga gruaja e tij.

Ai është duke u relaksuar para fillimit të sezonit të ardhshëm, derisa pret që ta mbrojë titullin e kampionit për herë të tretë radhazi, transmeton Klankosova.tv.

City e nis sezonin e ri me një udhëtim në Londër për një përballje me West Ham të dielën më 7 gusht.

Manchester City nuk ka qëndruar këmbëkryq këtë afat kalimtar të transferimeve, pasi ka arritur të sigurojë shërbimet e njërit prej sulmuesve më të mirë në botë, Erling Haaland.

Shtuar 24.06.2022 15:19