Guardiola: Ishte kënaqësi ta shikoja Ronaldon në këto vite, çfarë ka bërë me Messin nuk përsëritet

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka lavdëruar lartë yllin e Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo.

Ronaldo ishte shumë afër që t’i bashkohej skuadrës së Guardiolas verën që lamë pas, por në 48 orët e fundit ndryshoi mendje dhe u rikthye te “Djajtë e Kuq”.

Tani, që do jetë për herë të dytë përball portugezit në këtë edicion, Guardiola ka thënë se duhet ta kontrollojmë mirë, ngase është një finalizues i jashtëzakonshëm.

“Ai [Ronaldo] ka qenë një nga më të mëdhenjtë e 15 viteve të fundit së bashku me Messin – atë që këta djem kanë bërë, nuk do ta shohim më. Kur e bëni këtë, jeni më shumë nën vëzhgim. Ai ishte shumë i mirë dhe si finalizues është i jashtëzakonshëm. Ishte një gëzim ta shikoja këto vite”.

“Si një finalizues, i jashtëzakonshëm. Një gëzim për t’u parë në këto vite. Ne duhet të shpërthejmë lojën dhe forcën tonë për ta shmangur atë pranë topit. Loja që luajtëm atje, ishim nën kontroll, herën e parë që mbërriti, Ederson bëri pritje të jashtëzakonshme. Kjo është cilësia që ai ka”.

“Ne duhet ta kontrollojmë atë. Një nga më të mëdhenjtë në makinën e golave, është gjithmonë aq i fortë mendërisht. E përballon këtë presion pa problem, jeton me pritshmëri gjatë karrierës në një mënyrë pozitive”, theksoi tekniku spanjoll.

Ndërkohë, përballja mes dy klubeve të mëdha të Mançesterit zhvillohet të dielën.


Shtuar 4.03.2022 17:21