Të gjitha skuadrat e Grupit F janë eliminuar nga “Euro 2020”.
“Grupi i vdekjes” siç njihej ishte Grupi F, apo siç ishte cilësuar më i vështiri në Kampionatin Evropian, “Euro 2020”.
Para se të fillojë Kampionati, njohësit e futbollit sugjeronin që njëra nga tri skuadrat, Portgualia, Gjermania dhe Franca do ta fitonin eventualisht “Euro 2020”.
Në Grupin F bënin pjesë Portugalia, Franca, Hungaria dhe Gjermania, ku në fund Hungaria u eliminua në fazën e grupeve.
Mirëpo, edhe tri kombëtaret e tjera u eliminuan në 1/8 e finales, Franca u eliminua nga Zvicra, Portugalia nga Belgjika dhe së fundmi Gjermaninë e mposhti Anglia.
Grupi F tanimë është shuar dhe në çerekfinale nuk ka asnjë skuadër nga ky grup, i cili cilësohej njëherësh si favorit./