Griezmann uron Atleticon për titullin: Barcelona dështoi në ndeshjet e mëdha

Sulmuesi i Barcelonës, Antoine Griezmann ka folur pas mbylljes së sezonit në La Liga.

Francezi shënoi golin e vetëm në ndeshjen ndaj Eibarit për ti marrë tre pikët e fundit nga ky sezon.

Por, këto pikë nuk shërbyen asgjë sepse lufta e Barcelonës për titull përfundoi në ndeshjen ndaj Celta Vigos.

Sidoqoftë, Griezmann vlerësoi se fillimi i sezonit ishte i vështirë për “Blaugranët”, por viti 2021 ishte i mirë vetëm se ata nuk arritën të fitojnë ndeshjet e mëdha, gjë që e bëri dallimin në fund.

“Situata jonë në fillim të sezonit nuk ishte e mirë”, tha fillimisht ai.

“Sidoqoftë, ne patëm pothuajse perfekt vitin 2021, por në të vërtetë, në dështuam të fitojmë ndeshjet e mëdha”, shtoi ai.

“Tani duhet të pushojmë dhe të shohim gjërat që mund të përmirësohemi si skuadër dhe të fokusohemi t’i fitojmë të gjitha sezonin e ardhshëm”, tha Griezmann.

Ai u pyet edhe për ish-skuadrën e tij, Atletico Madrid, e cila e fitoi titullin e La Ligas.

“Ne duhet t’i urojmë Atleticon. Jam shumë i lumtur për ta, për Cholon (Diego Simeonen) dhe Koken”, përfundoi Antoine Griezmann.


Shtuar 22.05.2021 23:49