Antonie Griezmann, lojtari më i mirë i ndeshjes mbrëmjen e djeshme ndaj Marokut, ku “gjelat” prekën finalen dhe do të gjejnë përballë Messin dhe Argjentinën e tij.
Griezmann ka folur për finalen, dhe ka theksuar se e diela nuk do të jetë njesoj si të gjitha ditët e tjera.
“Argjentina është një ekip shumë i fortë, si i yni. Një ekip që punon shumë mirë dhe ka lojtarin më të mirë në skuadër, ne Mbappe dhe ata Messin. E diela do të jetë një ditë e madhe, do të jetë një finale e vështirë.
Ndeshja do të vendoset nga detajet, një goditje këndim, një goditje dënimi, një kundërsulm, nuk i dihet asnjëherë”, është shprehur Griezmann./h.ll/albeu.com