“I lumtur që jam aty ku dua. Faleminderit të gjithëve!”.
Ky është mesazhi i publikuar në llogaritë e tij në rrjetet sociale nga francezi Griezmann, i cili e priti me gëzim lajmin për qëndrimin e tij në radhët e Atletico Madrid.
Marrëveshja me Barcelonën për blerjen përfundimtare të sulmuesit ishte 24 milionë euro në total. Griezmann ka nënshkruar një kontratë që e lidh atë me klubin spanjoll deri në vitin 2026./ h.ll/albeu.com