Griezmann, de Jong dhe Saul: Zyrtarizohen nga klubet 3 transferimet e minutave të fundit (FOTO LAJM)

Atletico Madrid  ka konfirmuar transferimin e sulmuesit Antoine Griezmann, Barcelona ka kompletuar huazimin e Luuk de Jong nga Sevilla, derisa Chelsea gjithashtu ka nënshkruar me Saul Niguez nga Atletico.

Francezi është huazuar me opsion blerje nga Barcelona.

“Antoine Griezmann do vesh fanellën tonë sërish pasi marrëveshja u arrit mes klubin tonë dhe Barcelonës për huazimin e tij”, shkroi klubi.

Atletico në fund të sezonit do paguajë 40 milionë euro nëse e do Griezmannin.

Barcelona gjithashtu kompletoi huazimin e Luuk de Jong nga Sevilla me opsion blerje.

“Klubi njofton se do paguajë pagat e lojtarit dhe ka opsion për ta blerë lojtarin”, shkroi klubi katalunas.

Ndërkohë, Chelsea përmes një video të bukur prezantoi Saul Niguezin, që u huazua nga Atletico Madrid.

“Jemi të lumtur të mirëpresim në formë huazimi Saul Niguez”, shkroi klubi në komunikatë./


Shtuar 1.09.2021 09:05