Grealisht kthehet në Angli, gati kalimi te gjigandët e Man City-t

Jack Grealish është kthyer në Angli derisa po përgatitet që të finalizojë një transferim rekord në Premierligë prej 117 milionë euro (100 milionë funta) në Manchester City.

25 vjeçari shijoi pushimet në Dubrovnik të Kroacisë pas një sezoni briliant me klubin dhe me kombëtaren.

Kapiteni i Aston Villës ndihmoi skuadrën e tij të ngjitej në vendin e 11-të në Premierligë me 6 gola dhe 12 asistime para se të ndihmonte Anglinë të arrinte në finalen e Euro 2020.

Oferta nëntë shifrore duket se është pranuar nga Aston Villa dhe Grealish do të vishet me fanellën e Cityt në sezonin e ardhshëm.


Shtuar 2.08.2021 12:50