Golat me Atletico, “Loc Colchoneros” bën gati rinovimin për “yllin” francez

Që prej rikthimit, te “Los Colchoneros” të Atletico Madrid, “fantazisti” francez, Antoine Griezmman është kthyer në një protagonist të vërtetë te “bardhekuqtë” e Madridit, teksa sezonin e shkuar pati “shpërthimi” në La Liga, ku arriti të shënojë plot 15 gola e 16 asistime, në vetëm 38 ndeshje, duke e pozicionuar skuadrën në vendin e 2-të të renditjes gjatë edicionit të kaluar.

Falë këtyre paraqitjeve, bordi drejtues i “gjigantëve” spanjollë kanë vendosur ta “shpërblejnë” 32-vjeçarin, me një kontratë të re. Kontrata skadon në vitin 2028   dhe gjithashtu mund të ketë një rritje të konsiderueshme të pagës për ish-kampionin e Botës me Francën.

Ndërkaq, kujtojmë se deri në këtë pikë të sezonit aktual, Grieazmann ka zhvilluar në total plot 16 ndeshje, në të cilat ka arritur të shënojë një numër të jashtëzakonshëm golash, prej 12 të tillave, si dhe ka arritur të dhurojë vetëm 1 asistim për shokët e tij të skuadrës./albeu.com


Shtuar 14.11.2023 15:59