Përtej humbjes minimale 1-0 pësuar në transfertën letoneze përballë Audas, Dinamo tani ndodhet përballë një tjetër pengese të madhe që mund t’i kushtojë shtrenjtë në vijim të aventurës europiane.
Të lidhura
None found
Federata Ndërkombëtare e Futbollit ka vendosur të ngrijë aktivitetin e merkatos për klubin kryeqytetas, për shkak të disa detyrimeve financiare të mbetura pa u shlyer. Ky ndëshkim vjen në një moment delikat, teksa skuadra po lufton për mbijetesë në kualifikueset e Conference League.
Kështu, edhe nëse ekipi i drejtuar nga Ilir Daja arrin të përmbysë rezultatin më 13 gusht në “Elbasan Arena” dhe siguron kalimin në fazën “play-off”, do t’i duhet patjetër të mbyllë pagesat e vonuara për të pasur të drejtën e federimit të lojtarëve të rinj. Në të kundërt, merkato mbetet e bllokuar dhe planet për përforcime mbesin pezull.
