Teksa po punojnë për të mbyllur marrëveshjen me Dusan Vlahovic, Juventusi ka përparuar edhe për afrimet e mundshme. Një prej tyre është Jonathan David siç dihet prej ditësh.
Sulmuesi kanadez do të lirohet nga Lille në fund të qershorit dhe do të jetë lojtar i lirë. “Zonja e Vjetër” i ka ofruar një pagë prej 6 milionë eurosh në sezon dhe një kontratë 3-4 vjeçare.
Në Itali bëjnë të ditur se edhe vetë sulmuesi është gati të pranojë ofertën e bardhezinjve. Por nuk pritet që të jetë vetëm Jonathan David si afrim për sulmin.
Juventusi është rikthyer te ‘fiksimi’ i vjetër, Jadon Sancho. Sulmuesi britanik nuk është në planet e Manchester United dhe pritet të huazohet sërish. I vetmi problem në kampin torinez është rroga e tij e lartë prej 15 milionë eurosh.