Goditi sulmuesin e Partizanit me shishe, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

Tedi Cara ishte një nga protagonistët e ndeshjes mes Kukësit dhe Partizanit të zhvilluar në “Kukës Arena”.

Sulmuesi shënoi një gol nga goditja e dënimit në minutën e 16-të të takimit, dhe ndërsa festonte golit është goditur nga një tifoz me shije e cila ishte me ujë të ngrirë.

Nga goditja lojtari mori 7 të qepura, ndërsa tashmë është identifikuar edhe autori i kësaj ngjarje dhe është shpallur në kërkim nga Policia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim, për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit dhe ndërmjetësit sportiv”, shtetasin A. E., 47 vjeç, banues në Kukës, pasi gjatë ndeshjes së futbollit “Kukësi-Partizani”, të zhvilluar më datë 19.09.2022, në stadiumin “Kukës Arena”,  ka hedhur një send të fortë (shishe me ujë të ngrirë) në fushë që ka goditur njërin nga futbollistët, shtetasin T. C. Vijon puna për kapjen e tij”, shkruhet në njoftimin e policisë./ h.ll/albeu.com