Goal publikon formacionin më të mirë të sezonit, mungon “ylli” i madh

Agjencia e njohur e lajmeve sportive, “Goal” ka përzgjedhur formacionin më të mirë për sezonin 2020/2021.

Spikat mungesa e “yllit” të Juventusit, Cristiano Ronaldo në fazën e sulmit, i cili ishte golashënuesi më i mirë në Serie A.

Ja formacioni më i mirë i përzgjedhur nga “Goal”:

Portier: Jan Oblak (Atletico Madrid)

Mbrojtës i djathtë: Achraf Hakimi (Inter)

Qendërmbrojtës: Ruben Dias (Manchester City)

Qendërmbrojtës: Sven Botman (Lille)

Mbrojtës i majtë: Robin Gosens (Atalanta)

Mesfushor qendror: Joshua Kimmich (Bayern Munich)

Mesfushor qendror: N’Golo Kante (Chelsea)

Anësor i djathtë: Lionel Messi (Barcelona)

Anësor i majtë: Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain)

Sulmues: Robert Lewandowski (Bayern Munich)

Sulmues: Romelu Lukaku (Inter)


Shtuar 2.06.2021 08:53

Tags: ,