Gjysmëfinalja e parë e Arsenal në 16 vitet e fundit ka qenë një zhgënjim i madh për për Mikel Artetën, i cili në fund të ndeshjes nuk është përmbajtur as me të tijtë.
Regjia e ndeshjes ka regjistruar momentin kur spanjolli ka ftuar njërin prej asistentëve të tij që të ulet në stol.
Për Nicolas Jover ishte një mbrëmje e vështirë pasi skemat e tij nuk funskionuan. Vendasit nuk kishin as fatin në anën e tyre pasi Merino ndëshkoi PSG-në në një goditje standarde, por spanjolli rezultoi të ishte në pozicion të parregullt.
Spanjolli shikohet si fajtori numër një për humbjen e Arsenal pasi klubi londinez me Artetën në krye ka humbur shtatë gjysmëfinale radhazi në të gjitha kompeticionet. Madje në gjashtë prej tyre nuk ka arritur që të shënojë asnjë gol. Këto të dhëna tregojnë shumë…