Juventus është duke u përgatitur për afatin kalimtar veror dhe do shtojnë në skuadër portierin Gianluigi Donnarumma, që do arrijë në Torino si agjent i lirë.
Portieri nuk ka rinovuar me klubin e jetës, Milan, andaj do largohet duke iu bashkuar rivalit të Seria A, transmeton lajmi.net.
Puna e mirë e Maldinit duke mos lejuar agjentin Mino Raiola të bëjë presion, përfundon me largimin e italianit nga “San Siro”.
22-vjeçari do t’i bashkohet “Bianconerëve” me kontratë pesëvjeçare me vlerë 8 milionë euro për sezon.
Paratici thuhet se është duke e mbyllur marrëveshjen me Donnarumman, që do jetë titullar te gjiganti italian.
Ndërkohë, Milan ka kompletuar transferimin e Mike Maignan nga Lille për 15 milionë euro.