Atalanta ka fituar në shtëpi përballë Sassuolos në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Serie A italiane. Sfida që u zhvillua në stadiumin “Geëiss” të Bergamos, përfundoi me fitoren 3-0 të vendasve. Në këtë mënyrë, Berat Gjimshiti fiton derbin e shqiptarëve përballë Nedim Bajramit.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të Atalantës, të cilët kaluan në avantazh me anë të Pasalic në minutën e 22’ të sfidës. Ndërsa në fundin e pjesës së parë, sulmuesi i Sassuolos, Pinamonti shpërdoroi një 11-metërsh. Me nisjen e pjesës së dytë ishte përsëri Atalanta më kërkuese, të cilët gjetën dy gola të tjerë me Koopmeiners dhe Bakker.
Përsa i përket shqiptarëve, si Gjimshiti ashtu dhe Bajrami e nisën titullar, por mbrojtësi luajti deri në fundin e sfidës, ndërsa mesfushori tetovar ishte në fushë deri në minutën e 60’, ku më pas u zëvendësua nga Defrel. Kurse Marash Kumbulla e ndoqi këtë sfidë nga pankina.
Me këtë fitore Atalanta mban vendin e katërt dhe shkon në kuotën e 45 pikëve, ndërsa Sassuolo sa vjen dhe zhytet në fundin e klasifikimit duke u renditur në vendin e 17-të me 20 pikë, po aq sa vendi i 18-të që është zona e rënies në Serie B.