Berat Gjimshiti në një intervistë për “L’Eco di Bergamo” ka treguar ëndrrën e madhe që ka.
Në vigjiljen e ndeshjes mes Milanit dhe Atalantës, mbrojtësi kuqezi ka treguar se hapat e parë në fushë i ka hedhur si… sulmues.
“Kur isha i vogël më linin përpara pasi isha më i gjati. Të shënoja gola ishte dëfryese. Një gol në ‘San Siro’ do të ishte fantastik, por objektivi i vërtetë është fitorja. Si mbrojtës që jam kam mësuar të lexoj lëvizjet e sulmuesve mbase kjo do të më ndihmonë që në një të ardhme të afërt të shënoj një gol vendimtar”, tha Gjimshiti.