Christopher Nkunku është gjithnjë e më afër largimit nga Chelsea gjatë këtij afati kalimtar veror.
Sulmuesi francez ka pasur një rol relativisht të kufizuar te Blutë dhe largimi i tij duket gjithnjë e më i mundshëm.
Bayern Munich është klubi më i interesuar për shërbimet e tij. Gjigantët gjermanë po e ndjekin me vëmendje situatën e Nkunkut, por nuk janë të gatshëm të hyjnë në një garë të çdo kushti për ta transferuar.
Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Nkunku po shqyrton seriozisht një ndryshim destinacioni për sezonin e ardhshëm.
Ai e kupton që konkurrenca në sulmin e Chelseat është e ashpër dhe dëshiron një rol më të rëndësishëm diku tjetër.
Bayern Munich e konsideron sulmuesin si një mundësi të shkëlqyer, sidomos për shkak të përvojës së tij të mëparshme në Bundesligë me RB Leipzig. Megjithatë, ata nuk janë të gatshëm të paguajnë çdo shumë të kërkuar nga Chelsea.
Kërkesa e Chelseat për kartonin e Nkunkut është rreth 60 milionë euro. Një shumë që bavarezët e konsiderojnë të lartë, duke e bërë të qartë se do të tërhiqen nga bisedimet nëse nuk ka ulje në çmim.
Në këtë fazë, gjithçka mbetet e hapur për të ardhmen e Nkunkut, por ajo që dihet është se verën që vjen ai pritet të jetë një nga emrat më të nxehtë në merkato. /Telegrafi/