Gjigandët kroatë i vihen pas yllit të kombëtares

Mario Mitaj padiskutim është një nga liderit e kombëtares shqiptare. Mbrojtësi edhe pse është vetëm 20-vjeç i aka dalë më së miri të fitojë një fanelë titullari në formacionin e kuqezive.

Performancat e tij në fushë e lojës janë thjeshtë fantastike si një veteran i vërtetë. Siguria dhe guximi që ka treguar me kombëtaren tonë ka bërë që të fitojë edhe vendin e titullarit te Lokomotiva e Moskës.

Por duket se tashmë merkatoja e janarit mund të dërgojë mbrojtësin në një tjetër kampionat. Sipas mediave ruse bëhet me dije se për shërbimet e 20-vjeçarit ka interes nga Kroacia.

Janë pikërisht gjigandët e Dinamo Zagreb që kërkojnë Mitajn. Nëse një operacion i tillë konkretizohet atëherë Mitaj do të ketë fatin të luajë në Conference League me skuadrëbn kroate.


Shtuar 25.12.2023 11:08