Gjeti rrugën e rrjetës, Cikalleshi: Nuk e meritonim këtë rezultat

Sokol Cikalleshi shënoi golin e vetëm për Shqipërinë në humbjen 4-1 që kuqezinjtë pësuan në transfertë ndaj Polonisë. Në prononcimin pas ndeshjes, sulmuesi kavajas, ndër të tjera u shpre:

“Mendoj që ndeshjen e filluam mirë, edhe pse pësuam që në fillim me goditje standarte, arritëm të barazonim, kishim raste edhe për të shënuar e kaluar në avantazh, por fati nuk deshi dhe mendoj që duke pësuar me goditje standarte, më vjen keq se edhe i kemi përpunuar, duke pësuar kështu bie morali i ekipit.

Rezultati tregon që ndoshta nuk e meritonim, pro duhet të shohim para e përmirësohemi, kemi punë për të bërë.

Mendoj që në këto kohë jemi munduar të bëjmë futboll më ofensiv e sulmues, pro duke bërë këtë futboll krijohen shumë hapësira mbrapa dhe risku është pjese e kësaj taktike dhe mendoj e duke tentuar të luajmë më shumë në sulm, mund të pësojmë me këtë mënyre, mendoj se kemi strukturën dhe mënyrën tonë të lojës, në grup në sulme mbrojtje, edhe pse sulmojmë me pikatore, kemi pikën tonë të fortë dhe sot nuk treguam këtë.

Në dhomat e zhveshjes të gjithë çunat ishin shumë të mërzitur dhe patëm edhe biseda mes nesh se 4 gola janë shumë edhe pse nuk e meritonim ndoshta këtë rezultat, katër gola janë shumë dhe nuk kemi as kohë e do të duhet të ri gjejmë ndeshjen shpejt pas tre ditësh, të bëjmë ndeshjen mirë, të jemi grup i fortë, por katër gola janë shumë dhe uroj që në të ardhmen të bëjmë përmirësime e të rritemi”, deklaroi Cikalleshi.


Shtuar 2.09.2021 23:43