Gjeti golin e parë me Anglinë, Abraham: Roma ishte zgjedhja e duhur, është vetëm fillimi

Performca e Tammy Abraham në ekipin kombëtar ishte perfekt dje. Ekipi anglez fitoi 0-5 në transfertë ndaj Andorras dhe golin e 3 e realizoi sulmuesi i Romës.

Në fund të ndeshjes kundër Andorrës, sulmuesi foli për mikrofonat e ITV Football:

“Ishte një mbrëmje e mirë për mua dhe për ekipin, ne e dinim që do të ishte e vështirë, por ne duhej të qëndronim të fokusuar. Për fat shënuam herët, e dinim se do të krijonim raste dhe gjërat që bëmë ishin pozitive. Qellimi? Sancho më kishte thënë në gjysmë kohe se do të përpiqej në të djathtë për të më gjetur në zonë, unë duhej të isha gati. Zgjodha Romën dhe qartë doli që ishte zgjedhja e duhur. Shpresoj se ky është vetëm fillimi, do të vazhdoj. Kupa e Botës 2022? Sigurisht që u zhgënjeva kur u përjashtova nga skuadra për Kampionatin Evropian verën e kaluar, por tani unë luaj çdo javë dhe mund të vazhdoj të përmirësohem. Vështirë të qëndrosh në këtë skuadër, por shpresoj të jem atje”. /albeu.com/


Shtuar 10.10.2021 14:41