Categories: sport

Granit Xhaka shmang krahasimet, edhe pse shumë emra të mëdhenj e quajnë më të mirin në historinë e Zvicrës

Shumë figura të njohura të futbollit zviceran e kanë veçuar Granit Xhakën si lojtarin më të mirë që ka pasur ndonjëherë kombëtarja e Zvicrës.

Kapiteni i përfaqësueses helvetike e priti me vlerësim këtë konsideratë, duke theksuar se fjalë të tilla nga ish-futbollistë i shtojnë motivimin për të synuar arritje të tjera me ekipin kombëtar.

Të lidhura

None found

“Sigurisht që do të thotë shumë për mua. Jashtë fushës ka gjithmonë njerëz që të duan më shumë ose më pak. Por kur e dëgjon këtë nga ish-lojtarët dhe shokët e skuadrës, është një kënaqësi e madhe. Më jep motivim dhe vullnet për të arritur diçka të madhe sërish”, ka deklaruar Xhaka për Blue Sport.

Megjithatë, mesfushori me prejardhje shqiptare nuk pranoi të përcaktojë vetë se kush meriton të quhet futbollisti më i mirë në historinë e Zvicrës.

Ai u shpreh se gjatë periudhës së tij te kombëtarja kanë kaluar shumë lojtarë të mëdhenj dhe se është e vështirë të veçohet vetëm një emër. Sipas tij, ai nuk është ithtar i vlerësimeve individuale, pasi e sheh veten si një futbollist që vendos ekipin në plan të parë, ndërsa gjykimin ua lë të tjerëve.

“Ka pasur shumë lojtarë të mëdhenj në ekipin kombëtar gjatë periudhës sime. Është e vështirë të zgjedhësh vetëm një. Nuk jam adhurues i çmimeve individuale, por jam një lojtar që mendon për ekipin. Janë njerëzit ata që duhet të gjykojnë dhe të vendosin, jo unë”, u shpreh ai.

Mes atyre që e kanë përzgjedhur Granit Xhakën si më të mirin në historinë e kombëtares zvicerane përmenden Dominique Herr, Erni Maissen, Alexandre Rey, Karl Engel, Sani Gygax dhe Admir Mehmedi.

Këto vlerësime vijnë pas një rruge të jashtëzakonshme të Xhakës me fanellën e Zvicrës, ku për shumë vite ai ka qenë lider dhe një nga elementët më të rëndësishëm të përfaqësueses helvetike.

të fundit

Jahjaga: How long will the killing of women be seen as just another tragedy?

Ish presidentja, Atifete Jahjaga ka reaguar për vrasjen e dyfishtë në Livoç të Gjilanit, që tronditi mbrëmë Kosovën. Jahjaga, ka…

14 seconds ago

Overcrowding in Macedonian prisons revives debate over amnesty

Burgjet në Maqedoni po përballen me mbipopullim, gjë që ka rikthyer në qendër të vëmendjes çështjen e zbatimit më të…

5 minutes ago

Petrit Malaj: Albanians in North Macedonia are the link between the two countries

Mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve, zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe forcimi i marrëdhënieve dypalëshe në fokus të mandatit…

5 minutes ago

Hetimet për tragjedinë në Gjilan: Çfarë dihet deri tani?

Autoritetet në Kosovë e kanë dërguar në paraburgim një burrë nën dyshimin për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e…

6 minutes ago

Çeku: Reforma do t’i përshtatë universitetet me potencialin dhe nevojat e vendit

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, tha se reforma do të sjellë profilizimin e universiteteve sipas potencialit të tyre dhe…

6 minutes ago

Grima pas humbjes me Uellsin: Vajzat meritonin të paktën barazimin, në ndeshjen e kthimit do të japim maksimumin

Armir GrimaTrajneri i Kombëtares shqiptare të vajzave, Armir Grima, ka folur për mediat, ndërsa Shqipëria humbi minimalish ndaj Uellsit në…

11 minutes ago