Gjesti ndaj Azpilicuetas, Ibrahimovic humb ndeshjen e “Play Off”

Në ndeshjen kualifikuese për Botërorin “Katar 2022” mes Spanjës dhe Suedisë, vëmendjen e mori një gjest brutal i bërë nga sulmuesi Zlatan Ibrahimovic kundrejt Cesar Azpilicueta.

Ibra improvizoi një rrëzim në zonë teksa goditi fort në shpatull mbrojtësin e Spanjës.

Siç raportohet në media Zlatan Ibrahimovic nuk i ka shpëtuar ndëshkimit pas ndeshjes, çka do të thotë se suedezi do humbasë ndeshjen e ‘Play Off’.

Ndeshja mes Suedisë dhe Spanjës përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të “Furisë së Kuqe” ku goli i vetëm u shënua nga Alvaro Morata.


Shtuar 15.11.2021 18:17