Gjesti i turpshëm në marrjen e çmimit, Martinez shpjegon arsyen e festimit

Emiliano Martinez, i cili luajti një rol të rëndësishëm në finalen e madhe për Argjentinën, mori çmimin e portierit më të mirë dhe e përdori atë trofe për të bërë një festim tepër të diskutueshëm.

Martinez mori dorezën e artë, çmimin për portierin më të mirë të turneut, duke e vendosur atë pranë organit gjenital duke lënë një mesazh të diskutueshëm që ngjalli debat.

Duke folur për penalltitë, procesin që vendosi finalen ndaj Francës, ai theksoi: “I kam jetuar me qetësi penalltitë. Një herë tjetër gjuanin tre herë kundër meje dhe shënuan tre gola. Por mendoj se bëra gjithçka menjëherë pas kësaj”.

Ndërsa në lidhje me gjestin e tij, ai theksoi: “E bëra sepse francezët po më tundonin, po më ngacmonin. Arroganca nuk funksionon me mua”, shpjegoi portieri kampion bote me Argjentinën për radion “La Red”./albeu.com


Shtuar 19.12.2022 13:33