Nata nuk ishte një nga netët më të mira për Tammy Abraham. Sulmuesi anglez, ka mbetur i thatë në ndeshjen ndaj Fiorentinës, të fituar nga Viola 2-0.
I zëvendësuar nga Jose Mourinho, anglezi është nisur menjëherë drejt pankinës së Romës, ku e priste trajneri i Romës.
Të dy shtrënguan duart, duke shkëmbyer disa fjalë. Tammy fillimisht tundi kokën, më pas puthi dorën e Mourinos. Një gjest i bukur i vlerësimit që bëri tifozët e Romës të çmendeshin në rrjetet sociale. /albeu.com/