Gjesti fantastik i Bellingham në drejtim të Vinicius dëshmon se ai tashmë është një lider

Një moment kyç i ndeshjes mes Real Madridit dhe Barcelonës ka dëshmuar se Jude Bellingham është tashmë një lider në klub.

Bellingham u bë pjesë e Realit për shumën e 88 milionë eurove, pas transferimit nga Borussia Dortmundi verën e kaluar, dhe nuk është një ekzagjerim nëse thua se ia ka vlejtur çdo cent i shpenzuar për të.

20-vjeçari të lë përshtypjen se ka luajtur tek klubi madrilen tërë jetën e tij dhe tashmë ka shënuar 17 gola dhe ka bërë gjashtë asistime në 24 ndeshje në të gjitha garat.

Një het-trik i Vinicius Junior e vendosi Real Madridin në avantazh pas pjesës së parë në Superkupën e Spanjës, pasi Robert Lewandowski shënoi një gol për ekipin e Xavit.

Sidoqoftë, sulmuesi brazilian nuk do të kishte mundësinë të kompletonte het-trikun në rast se Bellingham nuk do të tregohej bujar me gjestin e tij.

Një pamje e Bellingham duke ia dhuruar topin Viniciusit është bërë viral në internet dhe ky i fundit e shndërroi në fund atë në gol.

Dyshja u panë duke biseduar para ekzekutimit dhe pamjet tregojnë qartë Bellingham duke thënë në drejtim të brazilianit: “Herën tjetër, është për mua”.

Pas shënimit të golit, Vinicius bëri me shenjë në drejtim të Bellingham, për ta falënderuar atë për gjestin që bëri. /Telegrafi/