Categories: sport

Gjermania pret me shqetësim lajmet për Schlotterbeckun, dëmtimi mund ta lërë jashtë gjithë Kupës së Botës

Te Kombëtarja e Gjermanisë ka shqetësim të madh për gjendjen e Nico Schlotterbeckut. Mbrojtësi i qendrës e mbylli ndeshjen në pushimin mes dy pjesëve të fitores 2-1 kundër Bregut të Fildishtë, pasi kishte pësuar një dëmtim në kyçin e këmbës që në minutën e 13-të.

Pas përfundimit të takimit, trajneri Julian Nagelsmann foli për situatën e futbollistit 26-vjeçar dhe u shpreh pa shumë optimizëm. “Dyshohet se Nico ka një dëmtim të ligamenteve. Nuk duket mirë”, tha selektori i Gjermanisë.

Të lidhura

None found

Bild raporton se Schlotterbeck është kontrolluar fillimisht në stadiumin e Torontos, ndërsa frika e mjekëve është se ai mund të ketë këputur një ligament në kyçin e këmbës.

Deri tani, Federata Gjermane e Futbollit (DFB) nuk ka publikuar një njoftim zyrtar. Megjithatë, për ditën e hënë është parashikuar një rezonancë magnetike, e cila pritet të sqarojë diagnozën përfundimtare.

Nëse vërtetohen skenarët më negativë, atëherë për Schlotterbeckun Kupa e Botës mund të ketë marrë fund pas vetëm dy ndeshjeve. Një mungesë që do të zgjaste disa javë do të kishte pasoja edhe për të ardhmen e tij te Borussia Dortmund.

Në kontratën e mbrojtësit gjerman ekziston një klauzolë lirimi prej 50 deri në 60 milionë euro, e cila mund të vihet në fuqi vetëm deri menjëherë pas finales së Kupës së Botës.

Interesim për Schlotterbeckun kanë shfaqur disa prej klubeve më të mëdha të Evropës, përfshirë edhe Real Madridin, ndaj një dëmtim serioz mund të ndikojë edhe në planet e tij të ardhshme.

të fundit

Botërori i ndryshoi planet Vozinhas, Colo-Colo bën ofertën për portierin

Vozinha është kthyer në një nga emrat më të përfolur pas paraqitjeve heroike me Kepin e Gjelbër në Kupën e…

3 minutes ago

Kosova kërkon nga BE-ja reagim më të ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe për “spastrim etnik”

Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Evropian (BE) të bëjë më shumë për ta dënuar deklaratën e ministres serbe…

8 minutes ago

Dita e 49-të e protestës/ Deputetja Marjana Koçeku shfaqet në tubimin e vendosur para Kryeministrisë

Deputetja tashmë e pavarur, Marjana Koçeku është shfaqur në tubimin e vendosur para Kryeministrisë. Ajo është parë e shoqëruar nga…

12 minutes ago

Gashi: Fair Representation Law Will Be Put to a Vote When Conditions Are Right

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi në një deklaratë për Alsat tha se ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat do…

14 minutes ago

Uncertainty Over Formation of Institutions Continues as Constitutional Deadline Approaches

Derisa afati kushtetues po ecën, Kosova mbetet në një fazë pasigurie politike rreth formimit të institucioneve të reja. Diskutimet e…

15 minutes ago

Adriatik Dosti after statements from Serbia: “Kosovo must remain vigilant”

Publicisti dhe analisti Adriatik Riza Dosti ka reaguar pas deklaratave të ministres serbe Snezhana Paunoviq, duke i cilësuar ato si…

15 minutes ago