Nico Schlotterbeck nuk konsiderohet më pranë kalimit te Real Madridi, pasi mbrojtësi gjerman ka pësuar një tjetër dëmtim ligamentesh gjatë grumbullimit me kombëtaren e Gjermanisë. Pas këtij zhvillimi, interesi i “Los Blancos”, që prej muajsh e kishin ndjekur me vëmendje, është zbehur ndjeshëm.
Prej kohësh, klubi madrilen është në kërkim të një qendërmbrojtësi të nivelit të lartë për të përforcuar prapavijën në prag të sezonit të ardhshëm. Në mesin e emrave më të pëlqyer në listën e objektivave ishte edhe Schlotterbeck, i vlerësuar për eksperiencën e tij në Bundesliga, në Ligën e Kampionëve dhe me përfaqësuesen gjermane.
None found
Stafi teknik e çmonte lart profilin e mbrojtësit të Borussia Dortmundit, sidomos për faktin se është qendërmbrojtës i majtë, ka aftësi për të nisur lojën nga prapa dhe mund të aktivizohet edhe në krahun e majtë të mbrojtjes kur është e nevojshme.
Megjithatë, situata ka marrë kthesë të plotë pas ngjarjeve të fundit, duke e shtyrë klubin spanjoll të shqyrtojë emra të tjerë në treg.
Dëmtimi i fundit ka sjellë dyshime të forta. Julian Nagelsmann, trajneri i Gjermanisë, deklaroi pas ndeshjes së fundit se ka shqetësim lidhur me natyrën e dëmtimit, ndërsa vlerësimet e para mjekësore nuk japin shumë optimizëm.
Borussia Dortmundi është ende në pritje të rezultateve përfundimtare të kontrolleve mjekësore, por reagimi i tregut ka nisur tashmë. Nëse konfirmohet një mungesë e gjatë, kjo do të ishte jo vetëm një goditje sportive për klubin gjerman, por edhe një pengesë serioze për çdo bisedim të mundshëm për transferim.
Në moshën 26-vjeçare, Schlotterbeck shihet si një nga mbrojtësit më interesantë në skenën evropiane. Loja e fortë në duele, dominimi në ajër, agresiviteti në fazën mbrojtëse dhe cilësia në pasime e kanë kthyer në një nga figurat kryesore te Dortmundi.
Për Real Madridin, kjo situatë duket se përforcon linjën e kujdesshme që kishte mbajtur deri tani. Drejtuesit nuk kishin bërë lëvizje konkrete për të përshpejtuar operacionin dhe tashmë e shohin këtë maturi si të domosdoshme.
Brenda klubit vlerësohet se një investim i madh për një futbollist që po kalon probleme fizike përbën një rrezik të panevojshëm.
Nëse dëmtimi del të jetë i rëndë, çdo interesim nga klubet e mëdha pritet të shtyhet deri në momentin kur lojtari të rikthehet në fushë dhe të provojë sërish se mund të luajë në nivelin më të lartë.
Aktualisht, Nico Schlotterbeck mbetet një alternativë e ngrirë dhe gjithçka lë të kuptohet se një transferim i tij në “Santiago Bernabeu” është tani më larg se asnjëherë tjetër.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…