Të mërkurën e kësaj jave, në Suharekë u regjistrua një vrasje me armë zjarri. Sipas dyshimeve të para, ngjarja e rëndë ndodhi pas një konflikti për një vendparkim.
Sipas informacioneve të Klan Kosova, viktima është Sylë Dakaj, i cili në momentin e sulmit ndodhej pranë bashkëshortes dhe vajzës së tyre të mitur.
None found
Djali i viktimës, Arianiti, ka shprehur dhimbjen për humbjen e të atit përmes një postimi në Facebook, ku nuk ka kursyer as fjalët ndaj autorit të krimit.
“Ah more bab, keq na le, po taksirati kështu qenka… n’dorë të atij krimineli e të atij qeni, se s’po di as çka me i thanë ma shumë. Po Allahu ia ktheftë atij qysh na bani ai neve. Allahut në dorë ia kam lanë atë pis. Bab, ti pusho i qetë në Xhenet e të dërgoftë Allahu në Xhenet. Allahu ia ktheftë atij qafiri e atij të pafeje e të pa njeriu”, ka shkruar Arianiti.
Policia e ka vënë në pranga të dyshuarin Rrahman Hoti, pak pasi dyshohet se kreu veprën e rëndë. Ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.
Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në vendin e tij të punës, në një fermë për…
E rrallë, por ndodh që nga Federata Shqiptare e Futbollit të zyrtarizohet një premio. Bëhet fjalë pikërisht për suksesin në…
Qytetarët mund të regjistrojnë fletobligacione nga emetimi i katërt deri më 1 dhjetor, në filialet dhe ekspoziturat e bankave afariste…
Kosova rrezikon të përballet me ndërprerje të energjisë elektrike edhe këtë dimër. Prodhimi vendor nuk mjafton për ta mbuluar kërkesën,…
Në kuadër të Ditës së Alfabetit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi një bashkëbisedim me të rinj nga treva të…
Në përfundim të Asamblesë së PS në Tiranë, kryeministri teksa ka dalë nga ambientet e Akademisë së Arteve është pritur…