Te Kombëtarja e Gjermanisë ka shqetësim të madh për gjendjen e Nico Schlotterbeckut. Mbrojtësi i qendrës e mbylli ndeshjen në pushimin mes dy pjesëve të fitores 2-1 kundër Bregut të Fildishtë, pasi kishte pësuar një dëmtim në kyçin e këmbës që në minutën e 13-të.
Pas përfundimit të takimit, trajneri Julian Nagelsmann foli për situatën e futbollistit 26-vjeçar dhe u shpreh pa shumë optimizëm. “Dyshohet se Nico ka një dëmtim të ligamenteve. Nuk duket mirë”, tha selektori i Gjermanisë.
None found
Bild raporton se Schlotterbeck është kontrolluar fillimisht në stadiumin e Torontos, ndërsa frika e mjekëve është se ai mund të ketë këputur një ligament në kyçin e këmbës.
Deri tani, Federata Gjermane e Futbollit (DFB) nuk ka publikuar një njoftim zyrtar. Megjithatë, për ditën e hënë është parashikuar një rezonancë magnetike, e cila pritet të sqarojë diagnozën përfundimtare.
Nëse vërtetohen skenarët më negativë, atëherë për Schlotterbeckun Kupa e Botës mund të ketë marrë fund pas vetëm dy ndeshjeve. Një mungesë që do të zgjaste disa javë do të kishte pasoja edhe për të ardhmen e tij te Borussia Dortmund.
Në kontratën e mbrojtësit gjerman ekziston një klauzolë lirimi prej 50 deri në 60 milionë euro, e cila mund të vihet në fuqi vetëm deri menjëherë pas finales së Kupës së Botës.
Interesim për Schlotterbeckun kanë shfaqur disa prej klubeve më të mëdha të Evropës, përfshirë edhe Real Madridin, ndaj një dëmtim serioz mund të ndikojë edhe në planet e tij të ardhshme.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…