Gjermania “asfalton” Italinë, fiton me manita në Borussia – Park (VIDEO)

Gjermania dhe Italia janë ndeshur mbrëmjen e sotme në kuadër të ndeshjeve të katërta në grupin e 3 të Ligës A.

Vendasit kanë fituar me rezultatin e thellë 5-2.

Serinë e golave e hapi Kimmich në minutën e 10’ dhe më pas do të ishte Gundogan që do të dyfishonte rezultatin në fundin e pjesës së parë  pasi do të tregohej i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Pjesa e dytë do të niste aty ky përfundoi i para, pasi vendasit  do të shënonin edhe golin e tretë në minutën e 51 me Muller.

Goditjen përfundimtare do t’ia jepte Ëerner pasi do të shënonte edhe dy gola të tjerë në dy minuta falë edhë një gafe të Donnarummas, për ta çuar në 5 numrin e golave.

Miqtë do të shënonin golin e parë në minutën e 78 me talentin Gnonto dhe të dytin me Bastonin në shtesë.

Gjermani renditet kështu në vendin e  dytë me 6 pike, duke parakaluar Italinë që ndodhet në vendin e tretë me 5 pikë./albeu.com

Shtuar 14.06.2022 22:40