Një gjykatë në Barcelonë ka nisur një hetim penal ndaj kompanisë Shirtum, e cila dyshohet për mashtrim të lidhur me shitjen e NFT-ve (llojë i kriptovalutave) duke përdorur imazhet e futbollistëve të njohur.
Sipas prokurorisë spanjolle, kompania ka përdorur emrat dhe imazhet e futbollistëve si Alejandro “Papu” Gómez, Lucas Ocampos, Ivan Rakitić, Javier Saviola, Nico Pareja dhe Alberto Moreno për të promovuar një platformë digjitale të NFT-ve.
Pretendohet se këta emra janë përdorur për të bindur investitorët se projekti kishte mbështetjen e tyre, megjithëse produkti i premtuar nuk u zhvillua kurrë plotësisht.
⚽️ 🇪🇸 6 footballeurs pro cités dans une affaire de fraude NFT de 3,4 millions de dollars.
Un tribunal de Barcelone a lancé une enquête criminelle sur la société Shirtum.
Parmi les personnes citées dans la plainte figurent "Papu" Gómez, Lucas Ocampos, Ivan Rakitić, Javier… pic.twitter.com/rLOCi0jq1c
— Goku 🗞 (@Crypto__Goku) June 11, 2025
Akuzat thonë se paratë e mbledhura nga shitjet janë devijuar për përdorime personale, ndërsa platforma është braktisur në heshtje pa ofruar asnjë shërbim funksional për blerësit.
Kompania Shirtium Europa merrej me shitjen e NFT-ve dhe artikujve të lidhur ngushtë me karakterin dhe punën e tyre. Çmimi i disa NFT-ve arriti deri në 450 euro, dhe investitorëve iu premtua ekskluzivitet dhe vlerë në tregun në rritje të kriptovalutave.
Tashmë, autoritetet po shqyrtojnë rolin e secilit person të përfshirë dhe pritet të merren masa në bazë të përfshirjes dhe përgjegjësisë së tyre në këtë skandal financiar që ka tronditur botën e futbollit dhe teknologjisë. Sipas padisë të ngritur, janë 12 qytetarë spanjollë të kanë humbur para.
NFT është shkurtim për Non-Fungible Token – ose në shqip: Token jo i këmbyeshëm. Janë një formë e pronësisë digjitale, që ekziston në teknologjinë blockchain (si ajo që përdoret për kriptovalutat si Bitcoin apo Ethereum).