Girona rikthehet në elitën e futbollit spanjoll pas 3 sezonesh mungesë

Mbrëmjen e sotme u zhvillua edhe finalja e ‘play-offit’ mes Tenerifes dhe Gironës, ku këta të fundit triumfuan me rezultatin 1-3 duke u rikthyer kështu në elitën e futbollit spanjoll pas 3 sezonesh në La Liga 2.

Girona për herë të parë në histori të saj në La Liga u promovua në sezonin 2016/17, pasi përfundoi si nënkampione pas Levantes.

Pas 2 sezonesh dinjitoze në La Liga, Girona ran ë sezonit 2018/19 vetëm në javën e fundit dhe tani rikthehet përsëri pas tre viteve. Kujtojmë që më herët një biletë për në elitën e futbollit spanjoll, siguruan Almeria dhe Real Vajadolid.

Për sa i përket duelit të sotëm mes Tenerifes dhe Gironës, sfida e parë kishte përfunduar me rezultatin 0-0, ndërkohë që miqtë bënë mrekullinë në transfertë duke mposhtur 1-3 vendasit e Tenerifes. Stuani në minutën e 42-të zhbllokoi sfidën me penallti, teksa Ruiz barazoi për Tenerifen në minutën e 59-të. Vetëm 9 minuta zgjati kjo baraspeshë, pasi Leaon do të shkaktonte një autogol në të 68-tën. Për të vulosur këtë triumf të Gironës mendoi Martinez në minutën e 80-të.

Shtuar 19.06.2022 23:49