Getafe zyrtarizon transferimin e dyshes së Romës

Gonzalo Villar dhe Borja Mayoral përshëndesin Romën. Të dy lojtarët zbarkuan në Madrid mëngjesin e sotëm për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore me Getafen.

Klubi spanjoll ka njoftuar ardhjen e tyre. Villar kalon në Spanjë me formulën e huazimit deri në qershor, ndërsa sulmuesi spanjoll i thotë lamtumirë kryeqytetit.

Përveç kursimit të pagës së Mayoral deri në qershor, Roma do të marrë 500,000 euro nga Getafe, gjysma e kostos së huazimit të lojtarit të paguar te Real Madrid. r.t/albeu.com


Shtuar 13.01.2022 13:59