Gattuso bie pre e një sulmi nga mafia, ish-futbollisti legjendar po planifikon të largojë familjen jashtë vendit

Mafia kalabreze e njohur si ‘Ndrangheta’ po përpiqet të zhvasë para nga familja e ish-legjendës italiane, Gennaro Gattuso, i cili tani po planifikon të largojë familjen e tij jashtë vendit, shkruan gazeta italiane “Il Messaggero”.

Gjithçka nisi kur një ekspert italian planifikoi të instalonte panele fotovoltaike në tokën në pronësi të babait të tij. Për këtë projekt ai ka marrë mjete prej 80 mijë eurosh. Gangsterët nuk humbën kohë dhe ofruan shërbimet e tyre “mbrojtëse”, duke kërkuar një tarifë prej 3000 mijë eurosh.

Kur propozimi u refuzua, kriminelët filluan të ushtrojnë presion ndaj babait të Gattusos dhe i vunë zjarrin makinës së vajzës së tij dy herë në tetor dhe dhjetor 2023.

Pas kësaj, familja ka bërë denoncim në polici. Dy persona janë ndaluar ndërsa hetimet po vijojnë.

Gjatë procesit, u zbulua se edhe Gennaro u detyrua të përfshihej. Ai pranoi kërkesat e mafias duke paguar 3000 mijë euro përmes një shoku më 10 janar, teksa tani po mendon të largojë familjen e tij jashtë Italisë në një vend më të sigurt.

Gattuso aktualisht është trajner i Marseilles dhe gjurmën më të madhe e la në radhët e gjigantit italian Milan, me të cilët fitoi dy herë Ligën e Kampionëve./Telegrafi/


Shtuar 6.02.2024 22:04