Gareth Bale i zhgënjyer, nuk përfundon intervistën pas ndeshjes me Danimarkën

Gareth Bale është tejet i zhgënjyer me humbjen nga Danimarka.

Kapiteni i Uellsit ishte duke mbajtur intervistë pas ndeshjes ndaj Danimarkës të cilën uellsianët e humbën me rezultat turpërues, 0-4.

Bale ishte duke dhënë intervistë për “BBC”, kur në pyetjen e fundit u largua nga intervista i mllefosur.

“Po, por ndeshja nuk shkoi siç donim ne. Ne filluam shumë mirë, 25 minutat e para. Pastaj pësuam golin dhe loja ndryshoi nga aty”, tha ai.

“Në pjesën e dytë, fatkeqësisht bëmë një gabim që e hoqi momentumin tonë dhe humbëm kontrollin e lojës”, shtoi ai.

“Jemi të zhgënjyer për rezultatin e këtij takimi, djemtë janë të zhgënjyer shumë”, tha Bale.

“Kur ju kaloni dikë me top dhe ndaleni, është faull dhe sot nuk ndodhi disa herë për ne”, përfundoi Gareth Bale.

Në pyetjen e gazetarit drejtuar atij se a do të paraqitet më për Uellsin, kapiteni u largua nga intervista i frustruar.


Shtuar 26.06.2021 20:41