sport

Gara sapo ka nisur, cili do ta fitojë Topin e Artë

Karim Benzema ende nuk e ka fituar Topin e Artë për sezonin 2021/22, por, teksa pret çmimin, tashmë janë shfaqur konkurrentët e parë për sezonin e ardhshëm, i cili pritet të jetë emocionues.

Ka shumë lojtarë në kampionate të ndryshme që janë gati të sfidojnë sulmuesin francez për të marrë kurorën herën tjetër që do të vendoset.

Të lidhura

None found

Pretendentët për “Topin e Artë” nga Liga Premier  

Dy sfidues të mundshëm bënë paraqitje të mira gjatë fundjavës hapëse të sezonit të Ligës Premier.

Erling Haaland shënoi dy herë për Manchester Cityn në fitoren ndaj West Ham dhe Darwin Nunez ia doli mirë nga stoli me një gol dhe një asistim për Liverpoolin kundër Fulhamit.

Lojtarët që mund të mbajnë “Topin e Artë” në Paris

Neymar dhe Lionel Messi në ndeshjen hapëse të PSG-së në Ligue 1 kundër Clermont, shkëlqyen dhe fituan me rezultat 5-0.

Ylli argjentinas shënoi dy gola (njëri prej tyre goditje me gërshërë) dhe braziliani shënoi një tjetër gol dhe ndau tre asistime për të vulosur fitoren në Stade Gabriel Montpied.

Messi kishte paraqitur tashmë kandidaturën e tij për atë që do të ishte një Top i Artë i shtatë në Superkupën e Francës kundër Nantes.

Kylian Mbappe është sigurisht një tjetër pretendent, por ai duhet të kthehet nga dëmtimi.

Mbreti i ri i Bundesligës

Ylli i ri i Bayern Munich, Sadio Mane, ka bërë një fillim shumë të mirë të sezonit pas largimit nga Liverpooli.

Ai është lojtari i parë që nga Mario Mandzukic që shënon në dy ndeshjet e tij të para zyrtare për skuadrën bavareze, duke shënuar në Superkupën e Gjermanisë dhe në hapjen e Bundesligës.

 

Lewandowski lë një paralajmërim

Robert Lewandowski gjithashtu pritet të jetë një konkurrent dhe shënoi në një fitore miqësore të fundit kundër Pumas. Ai është i etur për të fituar “Topin e Artë” që shumë menduan se atij iu mohua në vitin 2020.

Shumë sulmues tashmë kanë filluar të shënojnë gola të rëndësishëm në këtë sezon interesant të Topit të Artë, i cili ka edhe një Kupë Bote në mes.

të fundit

Jensen Huang returns as NVIDIA CEO 11 days after resigning amid scandal involving suspected Chinese spy

Jensen Huang është rikthyer në drejtimin e gjigantit teknologjik NVIDIA, vetëm 11 ditë pasi dha dorëheqjen nga posti i drejtorit…

14 seconds ago

Salianji: Rama dhe Berisha po e mbajnë Shqipërinë peng, fundi i tyre politik mund të jetë i përbashkët

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, deklaron se fundi politik i Edi Ramës dhe Sali Berishës është afër, duke i…

7 minutes ago

Konjufca kërkon nga Greqia njohjen e Kosovës gjatë takimit me Gerapetritis në Athinë

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim në Athinë me homologun e tij grek,…

7 minutes ago

Apeli lë në fuqi burgimet e përjetshme për Naim Murselin dhe Granit Plavën

Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin u shpallën fajtorë dhe u dënuan…

28 minutes ago

Pse ka kundërshtime ndaj projektligjit për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore në Kosovë?

Kuvendi i Kosovës miratoi më 20 nëntor, në lexim të parë, Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore. Dioqeza e…

28 minutes ago

Arteta sqaron gjendjen e David Rayas pas dëmtimit në shpatull

Arsenali ka marrë lajme pozitive për gjendjen e portierit David Raya, pasi trajneri Mikel Arteta ka konfirmuar se lëndimi në…

33 minutes ago