Galtier konfirmon largimin e Paredes në klubin e Serie A

Trajneri i Paris Saint-Germain, Christophe Galtier ka konfirmuar largimin e mesfushorit Leandro Paredes te Juventus. Mesfushori argjentinas do t’i bashkohet “zonjës së vjetër” në formë huazimi me opsion blerjeje.

“Paredes nuk do të përfshihet në skuadër për ndeshjen e nesërme, pasi ka rënë dakord për kushtet e kontratës me Juventusin”, tha trajneri francez në konferencën e tij për shtyp.

Kujtojmë se Paredes ka luajtur më parë në Serie A si pjesë e Romës.  Argjentinasi luan për PSG që nga viti 2019. /albeu.com/


Shtuar 30.08.2022 16:21