Galliani sheh jashtë Italisë, Monza piketon lojtarin e Barcelonës

Fansat e futbollit habiten kur dëgjojnë emrat që ekipi i Monzës kërkon në merkato.

Dje një lajm i bujshëm qarkulloi nëpër media ku thuhej se Galliani kishte kontaktuar Ëanda Nara për shërbimet e Mauro Icardit.

Tashmë qarkullon një tjetër lajm nga mediat italiane. Sipas “Sky Sport”, Galliani ka future në listën e tij lojtarin e Barcelonës, Oscar Minguezas.

Mbrojtësi I Barcelonës 23-vjeçar nuk ka shumë hapësira në klubin spanjoll dhe Galliani dëshiron ta sjellë në Itali. Puna mes dy klubeve ka filluar dhe të reja priten ditët në vazhdim. /h.ll/albeu.com


Shtuar 2.07.2022 08:01