Pjesa e parë e ndeshjes Skënderbeu-Tirana përfundoi në barazim pa gola. Të dy ekipet tentojnë maksimumin në ndeshjen e sotme, por do e provojnë sërish në 45 minutat e dyta.
Një episod qesharak u regjistrua në minutat e fundit të pjesës së parë. Tirana ekzekutoi një goditje dënimi, topi u përplas në mur dhe më pas në kokën e arbitrit Laver Alla.
Arbitri lushnjar u rrëzua në fushë në tentativë për t’iu larguar topit. Ilaritet në fushë dhe stadium, teksa arbitri Alla ndaloi lojën për pak sekonda.