Në një përballje emocionuese të xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve, Galatasaray ka arritur të marrë një fitore të madhe me rezultat 1-0 ndaj Liverpoolit, në një ndeshje të mbushur me tension.
Goli vendimtar erdhi herët në pjesën e parë, në minutën e 16-të, kur Victor Osimhen shfrytëzoi një penallti për të dërguar topin në rrjetë, duke çuar Galatasarayn në avantazh (1-0).
Ndeshja pati shumë momente të forta dhe ndërhyrje të rrezikshme. Lojtarë të të dyja skuadrave morën kartonë të verdhë, duke treguar ashpërsinë e duelit në fushë.
Portieri i Liverpool, Alisson, u detyrua të largohej për shkak të një dëmtimi dhe u zëvendësua nga Giorgi Mamardashvili.
Pavarësisht presionit të Liverpool në pjesën e dytë, mbrojtja e Galatasarayt dhe portieri Ogurcan Cakir mbajtën portën të paprekur, duke garantuar fitoren e parë të turqve në këtë fazë të grupit.
Në kohën shtesë Liverpooli fitoi penallti, por pasi u shikua rasti në VAR, gjyqtari Clement Trupin, e anuloi.
Kjo fitore i jep Galatasaray fitoren e parë, ndërsa Liverpool mbetet me tre pikë.