Futet nga stoli dhe shkëlqen me gol dhe asistim për fitoren e AIK, Bersant Celina lojtar i ndeshjes

AIK ka shënuar fitore ndaj Djurgarden me rezultat 2-0 në kuadër të javës së katërt të elitës së futbollit suedez.

Në këtë ndeshje shkëlqeu Bersant Celina i cili u fut në këtë përballje në minutën e katërt.

Ylli i Kosovës fillimisht shënoi në minutën e 57-të për t’i dhënë epërsinë AIK-ut, pastaj në minutën e 75-të asistoi.

SofaScore e ka shpallur lojtar të ndeshjes duke e vlerësuar me notën 8.3.

Mesfushori kosovar kishte 82 për qind të pasimeve të sakta, ndërsa fitoi edhe katër duele.

Goli dhe asistimi i sotëm ishin të parët për Bersant Celinën në këtë edicion që sapo ka nisur.


Shtuar 21.04.2024 16:29