Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Lirim Kastrati, është bërë baba për herë të parë.
Kjo u bë e ditur në një postim në Instagram nga Angela Simac.
Modelja kroate ka ndarë një fotografi ku ka mbuluar fytyrën e foshnjës duke treguar se janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Gjinia e bebës në bazë të mbulojës duket të jetë vajzë.
“Edhe pse kam lindur me prerje cezariane, dhimbja është minimale”, ka thënë ajo duke mos zbuluar më shumë rreth gjinisë së foshnjës.
Çifti duhet theksuar se po shijojnë një lidhje dashurie prej më shumë se një vit, meqenëse Kastrati jeton dhe Kroaci.