Futbollisti i Al-Hilalit shënon dhe bën festimin ikonik të Ronaldos para syve të Messit

Michael Delgado i njohur ndryshe si Michel, nuk mundi të rezistojë pas golit të shënuar në miqësoren ndaj Inter Miamit të Lionel Messit dhe bëri festimin ikonik të Cristiano Ronaldos.

Inter Miami përjetuan një pjesë të parë mjaft të vështirë sot (e hënë) ndaj Al-Hilalit në miqësoren që po luhet në Arabinë Saudite.

Braziliani shënoi për ta çuar në 3-1 epërsinë e klubit saudit ndaj Inter Miamit, por ishte pra festimi i tij që mori më së shumti vëmendjen.

Në ndërkohë Miami në anën tjetër ishin në gjendje të festonin golin e parë të Luis Suarez gjatë kësaj ndeshje.

Uruguaiani shfrytëzoi një top të humbur brenda zonës për të shënuar golin e tij të parë me fanellën e klubit të ri.

Tifozët e Inter Miamit mund të shohin festimin e Ronaldos edhe një herë tjetër, pasi Messi dhe bashkëlojtarët e tij të enjten do të luajnë miqësoren e dytë ndaj Al-Nassr./Telegrafi/