Futbolli në zi, kapiteni i skuadrës italiane humb jetën tragjikisht (EMRI+FOTO)

Policia holandeze ka nisur një hetim pas vdekjes së futbollistit italian Gabriele Gallani në Amsterdam pasi ra në një kanal.

24-vjeçari, i cili ishte kapiten i ekipit amator nga rajoni i Parmës, Picardo Traversettolo, vdiq të shtunën në mëngjes pak pasi ai ra në një kanal në kryeqytetin holandez. Sipas mediave italiane, Gallani ka rënë në kanal teksa po ecte me miqtë. Zhdukja e tij nuk u vu re menjëherë, pasi futbollisti kishte qëndruar pak më pas.

Lojtari italian ishte në gjendje kritike kur zhytësit e gjetën në ujë. Ai u dërgua në spital, por ndërroi jetë pak orë më vonë. Policia ka nisur një hetim pas vdekjes së tij, me oficerët që kanë mbledhur pamjet nga kamerat e sigurisë në zonë dhe kanë bërë thirrje për informacion nga kushdo që mund të ketë qenë dëshmitar okular.

“Policia është në kërkim të dëshmitarëve që dinë më shumë se si viktima përfundoi në ujë. Rreth orës 00:35 minuta, punonjësit e policisë lokale kanë marrë një telefonatë për të shkuar në vendngjarje, ku qytetarët kanë raportuar se dikush ndodhet në ujë.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë disa zjarrfikëse të cilat kanë arritur të nxjerrin viktimën nga uji. Ai është reanimuar dhe është dërguar në spital. Viktima nuk ia doli dot dhe ndërroi jetë pak më vonë në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.

Picardo Traversetolo, një ekip i kategorisë së pestë në Itali, ka postuar një homazh për Gallanin në rrjetet sociale.

“Ai ishte një lider i heshtur në fushë, një shembull për shokët e tij. Një djalë me një shpirt të sjellshëm dhe të respektueshëm. Ne do t’ju mbajmë përgjithmonë në zemrat tona.”


Shtuar 23.05.2023 16:18