Lojtari 21-vjeçar i Atletico Tucuman, Fabrizio Navarro, ka ndërruar jetë në banesën e tij.
Të gjitha mediat argjentinase tregojnë se Navarro ka mbaruar stërvitjen e më pas është nisur për në shtëpi. Djaloshi kishte konsumuar drekën e më pas ishte shtrirë për të pushuar, por nuk u çua më.
Navarro pësori një atak kardiak gjatë kohës që ishte në gjumë, gjë e cila i mori jetën. Sulmuesi 21- vjeçar së fundmi kishte kryer edhe testet mjekësore me klubin e tij argjentinas, por nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim dhe mjekët nuk kishin identifikuar ndonjë problem.
Klubi ka përshëndetur për herë të fundit lojtarin e tyre me një mesazh në rrjetet sociale.
“Atletico Tucuman njofton me trishtim vdekjen e Fabrizio Navarro, një i ri i lindur në vitin 2001, i cili pësoi atak në zemër. Ne i gjendemi pranë familjes në këto momente të vështir.”/ h.ll/albeu.com
Atlético Tucumán lamenta informar el fallecimiento de Fabricio Navarro, jugador de las divisiones formativas de la institución.
El joven, categoría 2001, sufrió un infarto en la tarde de hoy.
Acompañamos con respeto y afecto a sus familiares y amigos en este difícil momento. pic.twitter.com/DaM1XVZwDp
— Atlético Tucumán (@ATOficial) June 16, 2022